Ndërroi jetë Ismail Mustafa, ndër mësuesit e parë në Llap

Kosova

Ndërroi jetë Ismail Mustafa, ndër mësuesit e parë në Llap

Më: 3 tetor 2021 Në ora: 12:21
Ismail Mustafa

Mbrëmë, ditë e shtunë, në fshatin e tijë të lindjes, në Sibofc ku punoi me përkushtim e nderë për mbi 40 vite rrjesht, pushoi zemra e mësues Ismailit.

Ai ishte i datëlindjes 21 tetor 1944, e në botën e përhershme shkoi pak ditë pa i mbushur 77 vjet.

Shkollimin fillorë dhe të mesëm e kreu në vendlindje (Podujevë), për të vazhduar me studime në Prishtinë.

Menjëherë pas përfundimit të shkollës normale të asaj kohe, filloi punë si mësues, së pari në Lluzhan, e më pas në fshatin e tij, në Sibofc.

Për më shumë se 40 vite iu dedikua profesionit të tij, duke edukuar e arsimuar breza të tërë. Nuk u ndal asnjëherë, as në kohërat e vështira të regjimit sepse dëshira e tij për të kontribuar në rrugën e dijes, ishte më e madhe se cdo vështirësi. Në moshën 65 vjecare u pensionua dhe vitet e pleqërisë i kaloi pranë familjes (bashkëshortes, 7 fëmijëve dhe 19 nipërve e mbesave).

Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot, me datë 03.10.2021, në ora 16:00, në varrezat e fshatit Sibofc.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat