Kandidatja e LDK-së për Deçanin: 17 tetori është gara të cilën do ta fitojmë

Kosova

Kandidatja e LDK-së për Deçanin: 17 tetori është gara të cilën do ta fitojmë

Më: 3 tetor 2021 Në ora: 19:57
Hyri Dobrunaj

Kandidatja për kryetare të Deçanit nga radhët e LDK-së, Hyri Dobrunaj, përmes një postimi në Facebook ka thënë se 17 tetori do të jetë gara të cilën do ta fitojë.

“17 Tetori është mundësia e qytetarëve, të cilën nuk do ta humbin, 17 Tetori është gara të cilën do ta fitojmë, 17 Tetori është dita kur do të fitojnë të gjithë sepse Deçani është i të gjithëve dhe fitorja jonë është për të gjithë”, ka shkruar Dobrunaj.

Dobrunaj ka shtuar se kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, i ka dhënë jehonë fitores së tyre mbrëmë në Deçan.

“Fitorja jonë më shumë sesa fitore partiake është fitore qytetare, është fitore e njerëzve me bindje të lira”, ka thënë ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat