“Vetëm 23 euro i kam shpenzuar për dreka zyrtare” thotë Kastrati

Kosova

“Vetëm 23 euro i kam shpenzuar për dreka zyrtare” thotë Kastrati

Më: 3 tetor 2021 Në ora: 21:40
Qëndron Kastrati

Kryetari i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka treguar arsyet pse ai i është futur sërish garës në zgjedhjet lokale.

Ai thotë se për 4 vite mandat si kryetar i komunës, i ka kthyer besimin institucioneve lokale të komunës.

Askush nuk beson që në Kamenicë ka korrupsion”, thotë ai.

Nuk kam pasur arsye prej fillimit të jem kryetar. Kam qenë deputet. Ka pasur më shumë të ardhura atje. Por kam besuar se mund të bëjë ndryshimin. Metodat tona kanë qenë radikale. Kemi kthyer besimin në institucione. Për atë arsye ishim futur në garë. Tani kam një ekip i cili qëndron prapa meje si kandidat i pavarur. Si PSD vendosëm mos të garojmë në zgjedhje lokale. Tani nuk dua ta fus si standard, por kam shpenzuar vetëm 23 euro në dreka zyrtare në vitin 2018. Kemi krijuar kredibilitet”, thotë ai.

Kastrati fitoi zgjedhjet për kryetar komune në vitin 2017. Ai është pjesë e PSD-së, por garon në zgjedhje si kandidat i pavarur.

Kastrati po ashtu ka mbrojtur reformën e tij në arsim. Ai thotë se edhe pse ishte zgjedhje jopopullore dhe e dhimbshme, reforma e tij në komunë për arsim ishte e nevojshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat