Kandidati i PDK-së për Istogun: Kemi prioritet rininë, fond prej 500 mijë eurosh në vit

Kosova

Kandidati i PDK-së për Istogun: Kemi prioritet rininë, fond prej 500 mijë eurosh në vit

Më: 4 tetor 2021 Në ora: 00:28
Kandidati i PDK-së, për kryetar të Istogut, Ali Nimanaj

Kandidati i PDK-së, për kryetar të Istogut, Ali Nimanaj, ka thënë se prioritet i subjektit që përfaqëson në këtë komunë, është rinia, kultura dhe sporti, përfshirë shëndetësinë dhe arsimin.

Nimanaj me këtë rast në Edicionin Zgjedhor, bëri të ditur se do të krijojnë një fond të veçantë me vlerë prej 500 mijë eurosh, për të mbështetur të rinjtë në fushën e ndërmarrësisë.

”PDK në këto zgjedhje ka hartuar një platforëmë zgjedhore bazuar mbi kërkesat dhe nevojat e qytetarëve. Komuna e Istogut çalon në shumë pika”.

”Kemi një mosshpërndarje të drejtë të investimeve bazuar në rajonin nga vijnë”.

”Prioriteti kryesor i yni është rinia, kultura dhe sporti, bujqësia dhe zhvillimi rural, turizmi dhe trashëgimia kulturore, zhvillimi ekonomik lokal, shëndetësia, strehimi dhe mbështetja sociale, arsimi, shërbimet publike, mjedisi, si dhe zhvillimi urban”.

”Sa i përket prioritetit tonë, është rinia, ku ne do të ndajmë fond të veçantë, më vlerë mbi 500 mijë euro në vit, për t’i mbështetur të rinjtë tanë në fushën e ndërmarrësisë, si dhe trajnimet në këtë sektor”.

”Gjithashtu do të krijojmë partneritet me bizneset, në mënyrë që t’i mbështesim të rinjtë tanë në sponzorizim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat