​Shërbimet shëndetësore më afër banorëve, përurohet laboratori i QKMF-së në Lumadh të Vushtrrisë

Kosova

​Shërbimet shëndetësore më afër banorëve, përurohet laboratori i QKMF-së në Lumadh të Vushtrrisë

Më: 4 tetor 2021 Në ora: 11:37
Pamje nga vendi i ngjarjes

Nga sot banorët e fshatit Lumbardh dhe fshatrat tjera përreth në Vushtrri, do mund që të bëjnë analiza në Qendrën e Mjekësisë Familjare në këtë fshat, pasi sot është përuruar laboratori që kryen një sërë analizash.

Laboratori do jetë i hapur nga e hëna deri të premten duke filluar nga ora 08:00 deri në orën 13:00.

Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri tha se ky laborator i cili është në kuadër të Qendrës së Mjekësisë Familjare në Lumadh, është në dispozicion edhe për banorët përreth dhe në të cilin është investitor komuna e Vushtrrisë, bashkë me qeverinë zvicerane.

Tahiri i cili synon edhe një mandat në krye të Vushtrrisë, thotë se është hera e parë nga paslufta po hapet një laboratorë në QMF-të e fshatrave të këtij qyteti.

Tahiri: Banorët e kësaj zone nga sot do të kenë shërbime edhe më të mira

“Sot është ditë e gëzueshme për banorët e Lumardhit dhe gjithë banorët e lokalitetit Stanovc i Epërm dhe i Poshtëm por edhe Dumnicar, me siguri që nga sot ata do u ofrohen shërbimet e analizave këtu në ambulanten e QMF në Lumadh, ky është një investim që është bërë nga komuna e Vushtrrisë së bashku me qeverinë zvicerane, përmes projektit të AQH-së. Nga sot ne do kemi ekipë i cili do jetë prezent këtu bashkë me mjekët dhe infermierët e QMF-së e që do u ofrojnë shërbime më të mira të gjithë banorëve të kësaj zone”, tha ai.

Drejtori për Shëndetësi në Vushtrri, Bujar Pllana u shpreh i lumtur që javën po e nisin me zgjerim të shërbime spitalore, i cili është edhe synim i tyre.

Pllana: Po e fillojmë javën me zgjerim të shërbimeve shëndetësore në Lumadh

“Jam i lumtur që po e fillojmë javën me zgjerim të shërbimeve shëndetësore në Lumadh dhe nga sot qytetarët do marrin shërbimet këtu, ky është edhe synimi jonë që të kemi, shërbime të qasshme dhe cilësore”, u shpreh Pllana.

Ndërsa, drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, Avdullah Vojvoda u shpreh se hapja e laboratorit në QMF-në në Lumadh, krijon lehtësi për Qendrën Kryesor të Mjekësisë Familjare në këtë komunë.

Vojvoda: Banorët më nuk kanë vevojë të udhtojnë, analizat i kryejnë në fshat

“Ne sot jemi shumë krenar për arsye se kjo QMF është e frekuentuar shumë nga pacientët dhe është bërë lehtësim i madh për Qendrën tonë Kryesore të Mjekësisë Familjare. Dëshiroj që edhe në të ardhmen e afërt laboratori tjetër ka me qenë gati, është ndërtuar, vetëm presim inaugurimin e saj. Pacientët më nuk kanë nevojë të lëvizin prej fshatit me ardh në qendër por analizat kryesore janë këtu që mund t’i kryejnë”, theksoi drejtori i QKMF-së.

Kryelaboranti i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, Sinan Behrami ka treguar llojet e analizave që nga sot mund të bëhen nga këtë laborator.

Behrami: Qytetarët mund të kryejnë analizat bazike

“Banorët e Lumadh, Novosellës, Pestovës ata kanë mundësi të kenë qasje pesë ditë brenda javës në këtë laborator dhe të kryejnë analizat bazike duke filluar nga pasqyra e gjakut, urina, sendimentacioni, ureja, kreatinina dhe glikemia. Për një komplet të tillë të analizave nuk kanë nevojë më të paguajnë autobus ose të vijnë të presin radhët në Vushtrri”, deklaroi kryelaboranti i QKMF-së në Vushtrri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat