Shërbimi Korrektues njofton lejimin e vikendeve për të burgosurit e vaksinuar

Kosova

Shërbimi Korrektues njofton lejimin e vikendeve për të burgosurit e vaksinuar

Më: 4 tetor 2021 Në ora: 17:03
Foto ilustrim

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se nga nesër do të lejohen vikendet për të burgosurit e vaksinuar.

“Lehtësimi i masave ka filluar në bashkëpunim me Departamentin Shëndetësor të Burgjeve, komfor gjendjes epidemiologjike, vaksinimit nëpër institucione korrektuese dhe vendimeve të Qeverisë.” shkruante në një postim në Facebook të SHKK-së.

Tutje thuhej se Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë bashkërendimin institucional me institucionet relevante në vend dhe do të mbajë të informuar opinionin publik rreth hapave në vazhdim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat