Moti për ditën e sotme

Kosova

Moti për ditën e sotme

Më: 6 tetor 2021 Në ora: 06:34
Foto ilustrim

Të mërkurën parashihet të mbajë mot kryesish i vranët dhe vende-vende me riga të dobëta shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë Celsius.

Të enjten vranësirat do të jenë më aktive gjë që edhe reshjet e shiut parashihen më intensive.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-14 gradë celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë dhe mesatarisht e fortë, thuhet në raportin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat