OSBE prezanton performancën komunale për përfaqësim të komuniteteve

Kosova

OSBE prezanton performancën komunale për përfaqësim të komuniteteve

Më: 6 tetor 2021 Në ora: 07:38
OSBE

Misioni i OSBE-së në Kosovë do të prezantojë sot raportin “Vlerësim i themelimit, funksionimit dhe performancës së mekanizmave komunalë për pjesëmarrje dhe përfaqësim të komuniteteve”.

Raporti vlerëson katër mekanizmat e nivelit komunal që janë themeluar për t’i promovuar dhe mbrojtur të drejtat dhe interesat e komuniteteve në nivelin komunal: Komitetet e Komuniteteve, Zyrat Komunale për Komunitete dhe Kthim, Nënkryetarët e Komunave për Komunitete, si dhe Nënkryetarët e Kuvendit Komunal për Komunitete.

Raporti vlerëson përputhshmërinë e këtyre mekanizmave me kuadrin ligjor dhe të politikave, si dhe përbërjen dhe performancën e tyre.

Nadica Pavlovska, Shefe e Seksionit të OSBE-së për Komunitete, Gazmen Salijević, Zëvendësministër për Komunitete dhe Kthim, si dhe Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Administrimit të  Pushtetit Lokal, Trim Berisha do të mbajnë fjalë hyrëse, vijuar nga prezantimi i raportit dhe një seancë pyetjesh e përgjigjesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat