​Posta e Kosovës sqaron rastin e ish postierit të arrestuar dje nga policia

Kosova

​Posta e Kosovës sqaron rastin e ish postierit të arrestuar dje nga policia

Më: 6 tetor 2021 Në ora: 09:53
​Posta e Kosovës

Të martën është arrestuar ish-postieri i postës të cilit i kanë sekuestruar dëshmi dërgesat postare të padorëzuara. Atij i janë sekuestruar 682 gjykatës, 512 fatura të tatimit mbi pronë, 337 fatura të valës, 57 dërgesa ndërkombëtare, 200 shkresa të Trustit, 197 fatura bankare, 7 shkresa të Ministrisë së Bujqësisë, 18 dërgesa nga Komuna e Lipjanit, një dërgesë nga AKP, 14 dërgesa nga përmbaruesit privatë dhe një dërgesë nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Për këtë rast janë sqaruar nga Posta.

Nëpërmjet një komunikate për medie thuhet se me të marrë informacion nga Drejtoria Operative e Postës së Kosovës se M.B nuk po kryen si duhet detyrat dhe përgjegjësitë e tij menjëherë kanë angazhuar inspektoratin e ndërmarrjes.

“Sqarojmë opinionin e gjerë publik lidhur me rastin e ish postierit me inicialet M.B, të arrestuar dje nga Policia e Kosovës, nën dyshimin për mos dorëzim të disa dërgesave postare tek palët e adresuara sa ishte punonjës i ndërmarrjes tonë. Me të marr informatat e para nga Drejtoria Operative e Postës së Kosovës, se ish postieri në fjalë nuk po e kryen si duhet detyrat dhe përgjegjësitë e tij edhe pas marrjes së masave disiplinore paraprake, menjëherë për këtë rast është angazhuar Inspektorati i ndërmarrjes. Pasi inspektorati zbulon dhe konstaton keqpërdorimet e ish postierit M.B, ndaj tij janë marr masat ligjore sipas ligjeve në fuqi me largim nga puna, ndërsa departamenti ligjor i ndërmarrjes e ka iniciuar rastin në Polici dhe në Prokurori. Posta e Kosovës nuk lejon që t’i dëmtohet imazhi i saj nga ata që keqpërdorin detyrat e tyre të punës, ndërsa është e përkushtuar maksimalisht të shërbejë me dinjitet e besueshmëri ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës”, thuhet në sqarimin e Postës së Kosovës Sh.A. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat