MSH: Për 6 muaj i kemi tejkaluar pothuajse të gjitha shtetet e Evropës Juglindore për vaksinim

Kosova

MSH: Për 6 muaj i kemi tejkaluar pothuajse të gjitha shtetet e Evropës Juglindore për vaksinim

Më: 6 tetor 2021 Në ora: 18:16
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë (MSH) përmes një njoftimi për media thotë se për 6 muaj i kanë tejkaluar pothuajse të gjitha shtetet e Evropës Juglindore me përqindje të popullatës së vaksinuar.

MSH thotë se kjo është arritur falë angazhimit të mjekëve dhe infermierëve.

“Falë angazhimit të pashoq të mjekëve dhe infermierëve tanë në luftën kundër pandemisë dhe falë besimit të qytetarëve, vendi ynë për 6 muaj i ka tejkaluar pothuajse të gjitha shtetet e Evropës Juglindore me përqindje të popullatës së vaksinuar”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.397.224 doza të vaksinës.

Deri më sot 579.622 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat