Xhafer Tahiri po merr mbështetje edhe nga artistët

Kosova

Xhafer Tahiri po merr mbështetje edhe nga artistët

Më: 6 tetor 2021 Në ora: 20:05
Xhafer Tahiri dhe Blero

Kryetarin e Komunës së Vushtrrisë, kandidatin e LDK-së për kryetar komune në zgjedhjet e 17 tetorit, Xhafer Tahiri sot e ka vizituar këngëtari i njohur Blero.

Blero sot në Komunën e Vushtrrisë e ka vizituar Tahirin duke konfirmuar kështu mbështetjen e tij për të vazhduar ndryshimin në qytetin e kulturës dhe traditës në Vushtrri.

Tahiri thotë se artisti i madh e nderoi me mbështetje.

"Artisti ynë i madh, miku im Blero më nderoi sot me vizitë e mbështetje për të vazhduar ndryshimin në Vushtrri, qytetin e kulturës dhe traditës", shkruan ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat