Fëmijës i mbetet këmba në pusetë

Kosova

Fëmijës i mbetet këmba në pusetë

Më: 6 tetor 2021 Në ora: 20:33
Ilustrim

Këmba e një fëmiu dy vjeçar ka mbetur e bllokuar të martën pasdite në një gyp të ujërave atmosferike në kompleksin banesor Apollonia A19 në Fushë Kosovë.

Për rastin, fillimisht u njoftuan forcat e rendit.

E pas tyre, arritën edhe njësitet e Zjarrfikësve nga Prishtina por edhe një ekip mjekësor.

“Jam afrua pak me vonë, sepse u grumbulluan policia, zjarrfikësit dhe bëhet fjalë për një fëmijë, sigurisht na kem fëmijë dhe shqetësohemi për këtë”, tha Kozeta Dërvishi, banore e kompleksit.

Pas gërmimit me mjete të forta në kubëza betoni, zjarrfikësit arritën ta lirojnë fëmiun nga aty.

E i njëjti u rikthye përsëri në krahët e nënës së tij, e cila për televizionin konfirmoj se djali dy vjeçar është në gjendje të mirë shëndetësore dhe i janë bërë gjitha ekzaminimet e nevojshme.

Momente të tilla për pjesëtarët shpëtimtarë të zjarrfikësve u panë mjaft prekës.

“Këto janë shumë raste prekëse për çdo zjarrfikës sepse secili ka familje dhe mendon për ta, për fëmijët e vet”, tha Latif Zeka, Komandant i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat