Xhafer Bytyqi: Në balotazh do të dëshiroja të përballem me Smajl Latifin

Kosova

Xhafer Bytyqi: Në balotazh do të dëshiroja të përballem me Smajl Latifin

Më: 7 tetor 2021 Në ora: 00:44
Xhafer Bytyqi

Kandidati i pavarur për kryetar të Komunës së Rahovecit, Xhafer Bytyqi ka shpalosur programin e tij për katër vitet e ardhshme.

Ne fillimisht do të ofrojmë një kabinet me njerëz profesional, dhe me përvojë dhe të kualifikuar, duke ikur nga traditat e deritanishme, kur në shumicën e rasteve, kabinetet qeveritare janë formuar me praktikant, llogaridhënie për çdo projekt të investuar apo punë të bërë, hapje të tregjeve dhe promovim të produkteve vendore, trajnime dhe asistencë profesionale në zhvillimin e agroturizimit”, tha Bytyqi.

Bytyqi për zhvillimin e ekonomisë tha se do të organizojmë transport publik dhe formimin e një tregu të gjelbërt brenda qytetit.

Për zhvillimin e mëtutjeshëm të ekonomisë së Rahovecit, ne kemi planifikuar që të zhvillohet përmes një funksionalizimi më të madh të jetës së qytetarëve, duke organizuar transportin publik brenda komunës, duke lidhur fshatrat me qytetin. Organizimin e një tregu të gjelbërt brenda qytetit të Rahovecit, i cili do të ketë një mundësi më të mirë të për produktet bujqësore për t u zhvilluar”.

Për zhvillimin e arsimit, së pari prioritet infrastrukturës së shkollave, këtu bëhet fjalë për  kabinete të shkollave, palestra sportive, rregullimin e oborrit, digjitalizimin e shkollave, depolitizim i arsimit, zgjedhja e drejtorëve dhe punëtorëve të arsimit në mënyrë korrekte”.

Sa i përket se me kë do të jetë në balotazh, Bytyqi tha se do të dëshiroja të përballem me Smajl Latifin.

Do të jem pjesë e balotazhit, hyrja ime në balotazh do të jetë fitore e sigurt, edhe do të preferoja Smajl Latifin, do dëshiroja të përballem me të”, tha Bytyqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat