Për nëntë muaj 22 dhurues të gjakut, u grumbulluan 600 plazma për shërimin e COVID-19

Kosova

Për nëntë muaj 22 dhurues të gjakut, u grumbulluan 600 plazma për shërimin e COVID-19

Më: 7 tetor 2021 Në ora: 08:44
Bukurie Zhubi

Në Qendrën për Transfuzion të Gjakut në Prishtinë për nëntë muaj 22 mijë persona kanë dhuruar gjak, ka bërë të ditur, drejtoresha e këtij institucioni, Bukurie Zhubi.

Ajo më tej ka shtuar një tremujor të rëndë me numër të konsiderueshëm të pacientëve të cilët kanë qenë me sëmundjen COVID-19.

“Jemi në një situatë kur sëmundja COVID-19 është në vazhdim e sipër. Kemi pasur një 3 mujorësh të rëndë me numër të konsiderueshëm të pacientëve të cilët kanë qenë me sëmundjen COVID. Normalisht që kjo gjendje ka pasur ndikim në dhurimin e gjakut mirëpo duke iu falënderuar dashamirësve të dhurimit të gjakut, dhurimi i gjakut ka vazhduar dhe kemi arritur deri në këtë nëntë mujorin e parë diku rreth 22 mijë doza të dhurimit të gjakut”.

Sipas saj, grumbullimi i plazmave kovalesente për shërnimin e COVID-19, ka filluar që nga janari dhe deri më tani kanë arritur në 600 doza.

“Grumbullimi i plazmave kovalesente ka filluar që nga janari i këtij viti dhe ka qenë i ngadalshëm sepse ka kërkuar kushte speciale për rekrutimin e dhuruesve të gjakut të cilët kanë dhuruar gjak kovalesente dhe testime të veçanta për atak. Kurse prej asaj kohe deri më tani janë grumbulluar 600 doza të plazmave kovalesente”.

“Plazmat të cilat i kemi grumbulluar deri ne muajin qershor na kanë shërbyer për shërimin e pacientëve në këtë valën e katërt të COVID19, ku janë trajtuar pacientët me COVID në forma të rënda të sëmundjes dhe si terapi shoqëruese kanë marrë edh plazmën kovalesente”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat