Fadil Nura jashtëligjshëm kishte nënshkruar në vend të kryesuesit të Kuvendit Komunal

Kosova

Fadil Nura jashtëligjshëm kishte nënshkruar në vend të kryesuesit të Kuvendit Komunal

Më: 7 tetor 2021 Në ora: 19:09
Fadil Nura

Media ka siguruar vendimin për dhenien në shfrytëzim të tokës komunale i cili vendim ishte nënshkruar nga Fadil Nura, ani pse i njëjti nuk ishte kryesues i asamblesë, por ishte nënkryetar i Komunës së Skenderajt.

Me Ligjin për vetëqeverisje lokale kompetencat e Ekzekutivit dhe Legjislativit janë të ndara, mirëpo kjo nuk e ka penguar Fadil Nurën që vendimin e propozuar nga Ekzekutivi ta nënshkruajë në emer të kryesuesit të asamblesë komunale.

Kujtojmë që Bekim Jashari ka adresuar kritika të shumta për uzurpime dhe keqperdorime të tjera me pronën komunale në Skenderaj.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat