Gara për kryetarë të komunave dhe rënia drastike e numrit të te infektuarve me Covid-19

Kosova

Gara për kryetarë të komunave dhe rënia drastike e numrit të te infektuarve me Covid-19

Nga: Petrit Dibrani Më: 7 tetor 2021 Në ora: 23:30
Petrit Dibrani

Numrat janë (pa) pagesë, rriten, zbriten dhe përsëri ngarendja për pushtet vazhdon, nuk ndalon.

Për fatin tonë të keq, ende kemi qytetar që mashtrohen dhe grumbullohen për të dëgjuar, thuajse gënjeshtrat e përsëritura të dilerantëve dhe të atyre që janë të etur për pushtet, janë të pangopur dhe aspak të interesuar për mirëqenien e qytetarëve.

Sot - në ditët e sotme nga mungesa e vetëdijes qytetare, hipokrizia është bërë thuajse normale.

Qytetarë….

Nëse edhe kësaj radhe, keni vendosur të bëheni si pulla postare, atëherë mos i fajësoni ata që iu pështyjnë!

Qytetarët çdoherë në kohën e zgjedhjeve testohen, mirëpo pas zgjedhjeve apo mësohen apo përsëri po zhgënjehen dhe po mashtrohen!?

I dituri, jeton nga budallai!

Sikur të mos kishte budalla, s’do kishte as fukara!

Mos lejoni t’ju mashtrojnë dhe për katër vite nga vota juaj, t’ju përdorin dhe t’ju dëshpërojnë.

Duhet, çdo herë për të kujtuar dhe mos harruar!

“Politika është profesioni i dytë më i vjetër, pas prostitucionit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat