Rrustemi: Kryetari aktual i Lipjanit, paratë për menaxhimin e pandemisë i ka investuar në asfaltim të rrugicave

Kosova

Rrustemi: Kryetari aktual i Lipjanit, paratë për menaxhimin e pandemisë i ka investuar në asfaltim të rrugicave

Më: 7 tetor 2021 Në ora: 23:59
Adnan Rrustemi

Adnan Rrustemi, kandidati për kryetar të komunës së Lipjanit nga Lëvizja Vetëvendosje thotë se në sektorin e shëndetësisë nga qeverisja aktuale nuk është punuar mjaftueshëm.

Madje Rrustemi thotë se parat për menaxhimin e pandemisë kryetari aktual i kësaj komune i ka investuar në asfaltimi e rrugicave private.

“Në katër vitet e fundit mandatit të tij të dytë thjeshtë nuk ka asnjë projekt kapital me të cilin ai mund të identifikohet përveç asfaltimit të rrugicave private nëpër fshatra(…)

Është e vërtet se 50 mijë euro nga buxheti i alokuar nga niveli qendror për menaxhimin e luftës kundër pandemisë janë orientuar në shtrimin e asfalteve dhe mirëmbajtjen e tyre,”– tha Rrustemi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat