Ngjarjet e ditës së nesërme

Kosova

Ngjarjet e ditës së nesërme

Më: 8 tetor 2021 Në ora: 00:06
Foto ilustrim

Ngjarjet e datës 8 tetor:

Instituti i Kosovës për Drejtësi mban takimin përmbyllës të punëtorisë, “Kërkesa për Komuna Transparente dhe Llogaridhënëse: Monitorimi i prokurimit publik dhe fuqizimi i qytetarëve për të sjellë ndryshime pozitive”(ora 10:00)

Organizatat e shoqërisë civile nënshkruajnë memorandumin e bashkëpunimit për themelimin e “Grupit të Koalicionit 27”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 10:00)

Posta e Kosovës bën promovimin e pullës postare “Vaksinohu-shpëto jetë”. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë, ora 10:00)

Komisioni Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar të Bordit të RTK-së shqyrton listën e kandidatëve të propozuar për anëtarë të Bordit të RTK-së. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 11:00)

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me Tomash Szunyog, udhëheqës i Zyrës së BE-së në Kosovë, lidhur me agjendën dhe marrëdhëniet e Kosovës me BE-në. (Kuvendi i Kosovës, salla N204, ora 13:30)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat