Kastrati: Secila shkollë në Kamenicë posedon printer 3D

Kosova

Kastrati: Secila shkollë në Kamenicë posedon printer 3D

Më: 8 tetor 2021 Në ora: 00:59
Qëndron Kastrati

Kandidati për kryetar të Kamenicës, Qëndron Kastrati ka bërë të ditur se secila shkollë në këtë qytet posedon printer 3D.

Kastrati foli për reformën në arsim që bëri në këtë qytet, për të cilën tha se në çdo shkollë ka psikolog dhe logoped.

“Kemi psikolog në secilën shkollë, e logoped, kemi pajis edhe me printer 3D në secilën shkollë. Tash edhe me mësimdhënësit kemi me organizu trajnime se si me i përdor printerët”, tha Kastrati.

Ai madje tregoi pse kandidoi përsëri për të parin e Kamenicës.

“Të paktën deri tash frymëzimin e bindjet i kom se nuk ka rëndësi ku ka me qenë Qendroni me rezultat, por në momentin që të është besuar diçka vepro drejt dhe për të mirën e gjeneratave të reja. Kur unë e kom nxjerr vendimin për reformën në arsim e kom pas të qartë se kjo ka me më prodhu humbje në rezultat zgjedhor, por unë përkundrazi konsideroj që kjo duhet me qenë arsye pse me më mbështet, sepse nuk kalkulojë për interes personal, por mundohesh.

Pisa na tregon që mbi 70  për qind e fëmijëve nuk e kuptojnë atë që e lexojnë. Ne në arsim vetëm nuk guxojmë me mirëmbajt këtë gjendje. Duhet me bo progres e reforma e riorganizmi për të arritur një arsim të krahasueshëm me rajonin e Evropën”, tha Kastrati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat