Në QKMF-në e Malishevës dërgohet një grua pa shenja jete

Kosova

Në QKMF-në e Malishevës dërgohet një grua pa shenja jete

Më: 8 tetor 2021 Në ora: 10:09
Ilustrim

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë është dërguar një grua pa shenja jete.

Rasti ka ndodhur mesditën e së enjtes, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku i QKMF-së, ndërkaq me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Malishevë, 07.10.2021 – 14:10. Në QKMF është sjellë pa shenja jete viktima femër kosovare. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku i QKMF-së. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për autopsi. Rasti duke u hetuar”, ka bërë të ditur policia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat