Komuna e Kamenicës subvencionon vajzat për marrjen e patentë shoferit

Kosova

Komuna e Kamenicës subvencionon vajzat për marrjen e patentë shoferit

Më: 8 tetor 2021 Në ora: 21:35
Qëndron Kastrati

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, njoftoi rreth një lajmi të mirë për vajzat e komunës së ai udhëheqë.

Me anë të një postimi në Facebook, Kastrati bëri të ditur se që nga muaji i ardhshëm Komuna do të financojë shpenzimet për regjistrim të patentë shoferit për të gjitha vajzat e Kamenicës që i kanë 18 vjeç.

Ky është postimi i tij i plotë:

A JENI PËR NJË LAJM FANTASTIK?

Nga 1️⃣ nëntori të gjitha vajzat ? e Kamenicës që i kanë 1️⃣8️⃣ vjeç do të subvencionohen nga Komuna.
50% të regjistrimit të Patent Shoferit ? për kategorinë ?️,
100% për kategoritë C ?, D ? (mosha 19, 20, respektivisht 21).

Mobiliteti fizik është një nga kushtet elementare të lirisë dhe pavarësisë. Shpresoj që kjo mbështetje simbolike nga Komuna do të ndihmojë në tejkalimin e barrierave gjinore për vajzat drejt avansimit të pozitës, transformimit shoqëror e mundësisë që secila grua të ushtrojë profesionin e shoferit përtej stereotipeve gjinore.

Tag dajën, hallën, axhën me ta ndihmu në 50% e kostos së mbetur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat