Nesër do të rivarrosen në Rezallë eshtrat e martirëve që janë gjetur në Kizhevak

Kosova

Nesër do të rivarrosen në Rezallë eshtrat e martirëve që janë gjetur në Kizhevak

Më: 8 tetor 2021 Në ora: 21:44
Foto ilustrim

Komuna e Skënderajt ka bërë të ditur se nesër do të rivarrosen eshtrat e martirëve që janë gjetur dhe zhvarrosur nga varreza masive në Kizhevak të Serbisë.

“Nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Skenderaj, Bekim Jashari dhe Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, organizohet ceremonia e rivarrimit për martirët e masakrës së Rezallës, eshtrat e të cilëve janë gjetur dhe zhvarrosur nga varreza masive në Kizhevak të Serbisë”.

“Ceremonia e rivarrimit mbahet nesër me datë, 09.10.2021.

Ceremonia mbahet nga ora 14:00, në Kompleksin e varrezave të martirëve në Rezallë”, thuhet në njoftimin e Komunës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat