Në Podujevë - në hollin e Komunës, u shfaqë ekspozita “Red Dress”

Kosova

Në Podujevë - në hollin e Komunës, u shfaqë ekspozita “Red Dress”

Më: 9 tetor 2021 Në ora: 13:45
Në Podujevë - në hollin e Komunës, u shfaqë ekspozita “Red Dress”

“Red Dress”është histori e vjetër e fustanit të qëndisur nga gratë e vendeve dhe kulturave të ndryshme të botës, që sot u shfaqë në Podujevë, në hollin e Komunës.

Fustani përmban historinë e artit të grave refugjate nga Palestina, refugjate që u strehuan në Manchester nga lufta në Kosovë, gra në Afrikën e Jugut, Meksikë dhe Egjipt, gra në Kenia, Japoni, Paris, Suedi, Peru, Republikën Çeke, Dubai, Afganistan, Australi, Argjentinë, Zvicër, Kanada, Tobago, ShBA, Rusi, Pakistan, Uells, Kolumbi dhe Mbretëri të Bashkuar, si dhe studio të qëndisjes në Indi dhe Arabi Saudite.

Në ekspozitën e “Red Dress” mori pjesë kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi dhe anëtarë të ekzekutivit.

Prezantimi i kësaj ekspozite po bëhet me qëllim të ngritjes së nivelit për promovimin e paqes në botë. Ekspozita do të jetë e hapur deri në orët e pasdites.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat