“Për 4 vjet tua janë ba ma shumë punë se për 40 ma herët”- Lladrovci tregon se çfarë i tha dikush sot në fushatë

Kosova

“Për 4 vjet tua janë ba ma shumë punë se për 40 ma herët”- Lladrovci tregon se çfarë i tha dikush sot në fushatë

Më: 11 tetor 2021 Në ora: 06:11
Ramiz Lladrovci ka qëndruar mbrëmë te familja Bucolli

Kandidati për kryetar të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci i cili po garon edhe për një mandat nga PDK, ka qëndruar mbrëmë te familja Bucolli.

Ai ka thënë se nuk don të bëjë krahasime, por njëri qytetar i tha, "faleminderit Ramiz Lladrovci, për katër vjet tua janë ba ma shumë punë se për 40 ma herët".

Postimi i Lladrovcit:

Te Bucollt, ndjehem mirë, aq mirë sikur në shtëpinë time dhe patëm mundësi të rrimë më gjatë dhe të bashkëbisedojmë për të arriturat dhe pritjet e tyre.

Në takim, mori pjesë deputeti Ardian Kastrati dhe kandidatja për asamblenë komunale nga lista e PDK-së, Agnesë Kastrati Bucolli.

Ashtu sikur në disa lagje deri tash, takimet bëhen më shumë për falënderime rreth punës së bërë dhe garanci se vota do të jetë unanime për PDK-në. As këtu nuk pati kërkesa të flas apo të japë shpjegime për platformën. Sepse, e besojnë, sepse e kanë parë dhe prekur punën time.

Një gjë i sigurova të pranishmit se s’ka bir nane që mund ta ndal punën tonë të shkëlqyer, punën tonë më të mirë në Kosovë për qeverisje lokale.

Nuk dua të bëj krahasime, por njëri qytetar më tha, faleminderit Ramiz Lladrovci, për katër vjet tua janë ba ma shumë punë se për 40 ma herët.

Ndjehem borxhli ndaj vlerësimit dhe fjalëve të mira që u thanë, por kjo më jep edhe më shumë vullnet për mandatin tjetër, të bëjmë punë që jetën e qytetarit e bëjnë edhe më të mirë, me prioritetet e përcaktuara nga vetë qytetarët. Vazhdojmë.

Bashkë për Drenasin!

#PDK 177

Ramiz Lladrovci

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat