Ilir Ferati: Çdo fëmijë i komunës tonë do ketë vend në çerdhe

Kosova

Ilir Ferati: Çdo fëmijë i komunës tonë do ketë vend në çerdhe

Më: 11 tetor 2021 Në ora: 09:22
Ilir Ferati

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për kryetar të Istogut, Ilir Ferati, ka pritur në takim stafin e institucioneve parashkollore, çerdheve të Komunës së Istogut.

Me këtë rast, Ferati, tha se i falënderova për punën e shkëlqyeshme që e bëjnë çdo ditë dhe bashkë diskutuam mbi sfidat që kanë.

Ai, më tej, theksoi se me kënaqësi i njoftova që nën qeverisjen tonë komunale çdo fëmijë i komunës tonë do ketë vend në çerdhe, duke zbatuar planin:

-zgjerimi i kapaciteteve të stafit dhe të infrastrukturës në çerdhet ekzistuese
-ofrimi i asistentëve për fëmijët me nevoja të veçanta – një asistent për çdo fëmijë
-ofrimi i shërbimeve të logopedisë përmes angazhimit të ekspertëve të jashtëm
-ndërtimi i çerdhes së re në Gurrakoc
-finalizimi i çerdheve të reja në Istog dhe Vrellë

Për punën e tyre e për takimin shumë të mirë i falënderoj përzemërsisht”, ka thënë Ferati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat