AGK e shqetësuar me kërcënimet ndaj gazetarëve

Kosova

AGK e shqetësuar me kërcënimet ndaj gazetarëve

Më: 11 tetor 2021 Në ora: 10:59
Ilustrim

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është thellësisht i shqetësuar për kërcënimet që janë bërë në drejtim të kolegëve  të Gazetës Sinjali.

Gazetarët e këtij mediumi janë kërcënuar dhe ofenduar  nga familjarë të personave që u arrestuan gjatë ditës së djeshme nën dyshimin se kanë përgatitur vepra terroriste.

Për AGK-në, është tejet shqetësuese dhe tërësisht e papranueshme që gazetarët vazhdojnë të jenë cak i kërcënimeve të tilla. Andaj, ftojmë organet kompetente që sa më parë të marrin në mbrojtje gazetarët dhe këtë medium për të parandaluar ndonjë incident eventual.

Vlerësojmë se qasja e tillë rrezikon rëndë lirinë e shprehjes dhe  klimën e të bërit gazetari. Njëherësh,  u bëjmë thirrje kolegëve që rastet e kërcënimeve t’i raportojnë në Policinë e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat