Konfirmohet ngrohja qendrore në Drenas

Kosova

Konfirmohet ngrohja qendrore në Drenas

Më: 14 tetor 2021 Në ora: 17:43
Ngrohja do të merret prej energjisë termike dhe do të përdoret për ngrohjen qendrore në komunën e Drenasit

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci është shprehur i lumtur që Western Balkans Investment Framework (Korniza e Investimeve për Ballkanin Perëndimor), ka dhënë grantin për ngrohje qendrore për disa komuna të Kosovës, ku përfshihet edhe Drenasi.

Lladrovci që angazhimin në këtë projekt e ka nisur në 2017, ka thënë se ngrohja do të merret prej energjisë termike dhe do të përdoret për ngrohjen qendrore në komunën e Drenasit.

Shkrimi i tij i plotë i tij në ‘Facebook’:

Jam i lumtur se Western Balkans Investment Frameëork, WBIF, (Korniza e Investimeve për Ballkanin Perëndimor), ka dhënë grantin për ngrohje qendrore për disa komuna të Kosovës, ku përfshihet komuna e Drenasit, angazhim ky i filluar më 2017.
Ky është projekt nga Komisioni Evropian, përfshin Drenasin, ku ngrohja do të merret nga energjia termike dhe do të përdoret për ngrohjen qendrore në komunën e Drenasit.

Ngrohja qendrore për komunën tonë, do të jetë kontribut i madh për cilësinë e jetës së qytetarëve, mbrojtjen e ambientit, si dhe të mirat tjera që do të përfitojnë qytetarët.

Ky projekt, i filluar më 2017, tashmë ka marrë rrugën nëpërmjet “Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat