Kuçi: Synoj vetëm edhe këtë mandat, Qeverinë Kurti nuk e shoh si problem

Kosova

Kuçi: Synoj vetëm edhe këtë mandat, Qeverinë Kurti nuk e shoh si problem

Më: 14 tetor 2021 Në ora: 19:24
Agron Kuçi

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të komunës së Junikut, Agron Kuçi, i cili është edhe kryetar i kësaj komune tha se njëra nga detyrat kryesore në mandatin e ri qeverisës do të jetë hartimi i ligjit për trashëgimi kulturore, historike, shpirtërore dhe natyrore, i përcjellur me një grant specifik buxhetor.

Kuçi tha se kjo do të bëhet përkundër buxhetit të vogël që ka komuna e Junikut, teksa bëri të ditur se për këtë vit, kjo komunë ka një buxhet prej 154 mijë euro.

“Buxheti i komunës së Junikut për këtë vit është 154 mijë euro, vitin e kaluar ka qenë 146 mijë euro ndërsa për vitin e ardhshëm ka një buxhet prej 205 mijë euro”, është shprehur Kuçi.

Më tej, ai tha se deri më tani, në Junik janë kryer punë të domosdoshme, pasi që sipas tij, në fillim si komunë nuk kanë pasur të pinë as ujë.

“Ne kur kemi filluar si komunë e re kemi qenë në gjendje tjetër, ne deri tani kemi bërë punë të domosdoshme, si ujë që s’kemi pas me pi. Tani, qytetarët e Junikut janë të furnizuar më së miri në Kosovë me ujë”, është shprehur Kuçi.

Kuçi planifikon që në mandatin e ri të ketë politika lehtësuese për investime, qoftë vendore apo të huaja, teksa thotë se edhe mbështetja për bizneset e vogla e të mesme nuk do të mungojë.

“Për një zhvillim të qëndrueshëm, primar është turizmi. Me një zhvillim të qëndrueshëm të turizmit patjetër që do të ketë gjenerim të vendeve të reja të punës, që janë shumë të nevojshme”, ka thënë Kuçi.

Ndërsa, nderimin e qeverive në nivel qendror, Kuçi nuk e ka problem, ku tha se gjithmonë ka gjetur bashkëpunëtorë tek të gjitha qeveritë.

“Përkundër sfidave, s’i kam pasur problem qeveritë. Gjithmonë kam gjetur bashkëpunëtorë tek qeveritë e njëjtë besoj edhe tek Qeveria Kurti. Bërja e Junikut një qendër turistike nuk është interes vetëm i dikujt, por është interes i Kosovës”.

I pari i Junikut tha se objektiv e ka vetëm edhe këtë mandat, teksa shtoi se nuk ka ndonjë kandidatë që ia rrezikon postin e kryetarit.

Unë, objektiv e kam vetëm edhe këtë mandat, vizioni ynë do të jetë vetëm edhe këtë mandat. Nuk shoh kundërkandidat tjetër, e shoh vetën fituese që në raundin e parë”, është shprehur Kuçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat