​Ekrem Hyseni: Vlerat e luftës janë vlerat e popullit tonë

Kosova

​Ekrem Hyseni: Vlerat e luftës janë vlerat e popullit tonë

Më: 15 tetor 2021 Në ora: 14:03
Pamje nga takimi

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Komunës së Podujevës, Ekrem Hyseni, ka zhvilluar sot një takim me Organizatën e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), me të cilët ka diskutuar për planin e tij qeverisës.

Hyseni u shpreh se gjatë mandatit të tij në krye të Komunës së Podujevës do të trajtojë me prioritet kërkesat e kësaj shoqate.

Hyseni: Vlerat e luftës janë vlerat e popullit tonë

"E patëm një takim shumë miqësor dhe dua ta shpreh përkrahjen time për këtë shoqatë, sepse vlerat e luftës janë vlerat e popullit tonë që sakrifikojë shumë. Lufta e UÇK-së është një luftë e lavdishme, e cila ka qenë luftë mbarëkombëtare ku kontributi i gjithë shqiptarëve ka qenë që ne sot ta gëzojmë këtë liri. Jam i sigurt që do të bëjmë projekte dhe punë bashkë", tha ai.

Pretendenti për të udhëhequr me Podujevën gjatë ditës do të zhvillojë takime edhe me pensionistët dhe të rinjtë e kësaj komune.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat