​Bulliqi viziton koloninë artistike "PoDuArtColony"

Kosova

​Bulliqi viziton koloninë artistike "PoDuArtColony"

Më: 15 tetor 2021 Në ora: 18:06
Shpejtim Bulliqi

Kandidati për kryetar të komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, në kuadër të fushatës zgjedhore, ka vizituar koloninë artistike "PoDuArtColony" në ambientet e kullës së heroit Zahir Pajaziti.

Bulliqi, i cili është edhe kryetar aktual i Podujevës tha se punimet e artistëve janë të jashtëzakonshme.

Bulliqi: Punime të jashtëzakonshme që janë bërë nga artistët tanë

"Në vazhdën e aktiviteteve në vigjilje të përmbylljes së fushatës zgjedhore kemi organizuar një koloni artistike "Poduart". Faktikisht, arsyeja e parë është të vizitojmë këtë galeri dhe të shohim këto punime të jashtëzakonshme që janë bërë nga artistët tanë. Na gëzon fakti se pjesëmarrës në këtë koloni janë nga gjitha viset shqiptare", tha Bulliqi.

Ndërsa, organizatorja Dije Bllaca tha se në kullën e Zahir Pajazitit kanë gjetur ngrohtësinë dhe frymëzimin për vepra të bukura artistike.

Bllaca: Për dy ditë punë dolën vepra të bukura nga artistët pjesëmarrës

"Këtu në kullën e komandantit gjetëm ngrohtësinë dhe frymëzimin njëkohësisht për dy ditë punë dolën vepra të bukura nga artistët pjesëmarrës dhe jam shumë e lumtur me suksesin dhe rezultatin e kolonisë", tha Bllaca.

Ndryshe, Shpejtim Bulliqi fushatën zgjedhore do ta përmbyllë gjatë mbrëmjes së sotme në qendër të Podujevës./E.Zeqiri

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat