​Bajçinca mbyll fushatën: Qeverisja jonë do të jetë pa korrupsion dhe pa nepotizëm

Kosova

​Bajçinca mbyll fushatën: Qeverisja jonë do të jetë pa korrupsion dhe pa nepotizëm

Më: 15 tetor 2021 Në ora: 19:43
Enver Bajçinca

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Fushë-Kosovës, Enver Bajçinca në përmbyllje të fushatës së tij për zgjedhjet lokale që do mbahen këtë të diel tha se programi i tij qeverisës është në përputhje me kërkesat dhe nevojat e qytetarëve të Fushë-Kosovës.

Ky subjekt politik në përmbyllje të fushatës akuzoi kryetarin aktual të Fushë-Kosovë se po blen vota.

Pretendenti për të parin e Fushë-Kosovës, Enver Bajçinca u zotua për një qeverisje pa korrupsion dhe nepotizëm.

Bajçinca: Qeverisja jonë do të jetë pa korrupsion dhe pa nepotizëm

“Qeverisja jonë lokale nën mandatin tim do jetë një qeverisje që do respektojë ligjin, do të jetë transparente dhe llogaridhënëse, do të jetë një qeverisjes pa korrupsion dhe pa nepotizëm dhe klientelizëm. Disa prej prioriteteve kryesore të qeverisjes tonë janë sigurimi i ujit 24 orë pa ndërpre në tëfë komunën dhe ofrimi i shërbimeve mjekësore sa më afër qytetarit dhe në mënyrë cilësore një arsmim gjithëpërfshirës dhe cilësor me hapësira të mjaftueshme shkollore dhe me staf të trajnuar dhe profesionistë”, tha ai.

Ai u zotua për një plan urbanistik dhe infrastrukturor funksional. Kandidati i LVV-së për kryetar të Fushë-Kosovës, Enver Bajçinca premtoi mbështetje për rininë dhe sportin dhe krijim të vendeve të reja të punës në këtë komunë.

Bajçinca: Do të përkrahim rininë, kulturën dhe sportin

“Do të përkrahim rininë, kulturën dhe sportin me një shtëpi të re të kulturës dhe qendër sportive dhe rekreative palestër që mundëson 3 mijë ulëse. Do të kujdesemi për mjedisin duke krijuar parqe kudo që është e mundur, do të përkrahim zhvillimin e bizneseve që ka shumë në komunën tonë hapjen e bizneseve dhe rritjen e punësimit”, tha ai.

Albana Gashi kryetare e degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Fushë-Kosov,ë ka akuzuar kryetarin aktual të këtij qyteti, Burim Berisha se është duke blerë vota nga komunitetet jo shumicë në këtë komunë.

Gashi: Kryetari aktual Burim Berisha është duke blerë vota

“Kryetari aktual Burim Berisha është duke blerë vota me të madhe sidomos është duke blerë më financat tona me komunitetin romë, ashkalinj, egjisptann ne kemi parë dhe kemi prova dhe do ndjekim rrugët ligjore”, theksoi ajo.

Partitë politike sot kanë afat deri në orën 24:00 që t'i shpalosin programet e tyre për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat