Daut Haradinaj: Jam i bindur që do të dal fitues në Prishtinë

Kosova

Daut Haradinaj: Jam i bindur që do të dal fitues në Prishtinë

Më: 15 tetor 2021 Në ora: 21:28
Daut Haradinaj

Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj ka thënë se ai është i bindur se do të del fitues në Prishtinë në zgjedhjet e 17 tetorit.

“Nëse e shohim programin, listën, dhe ofertën që e kemi bërë unë jam i bindur që ne do të dalim fitues, por megjithatë prapë ne nuk duhet të prolongojmë shumë, dhe ne duhet të mendojmë se si do të jenë e hëna në mëngjes , dhe si do të vazhdojmë tutje”

“Unë mendoj që e kemi bërë më të mirën, jemi mundu me afru njerëz më të mirë, listën më të mirë, i kemi marrë të gjitha ato problemet që i ka kryeqyteti, tuj i vlerësuar edhe në baza financiare si si duhet të zgjidhen këto probleme , i kemi inkorporu në një program që mendoj është tepër real, dhe i prekshëm dhe jam i bindur që ko me vlerësuar qytetari me datën 17”, tha Haradinaj,

Ai ka vazhduar me kritika edhe ndaj Arbin Vitisë, i cili sipas sondazheve do të fitojë pa balotazh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat