​Bekim Jashari fton qytetarët e Skenderajt të votojnë në mënyrë të qetë dhe pa anime

Kosova

​Bekim Jashari fton qytetarët e Skenderajt të votojnë në mënyrë të qetë dhe pa anime

Më: 17 tetor 2021 Në ora: 11:06
Bekim Jashari

Kandidati për kryetar të Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me familjen e tij ka votuar në qendrën e votimit në shkollën “Ilir Lushtaku” në Prekaz të Poshtëm.

Ai me këtë rast tha se qytetarët e Skenderajt duhet të dalin të votojnë në mënyrë të qetë dhe pa anime.

Jashari: Qytetarët e Skenderajt të votojnë pa anime

“Ne sapo e kryejmë obligimin tonë kushtetues, votuam për mandatin që vjen, katër vjetët e ardhshëm për Skenderaj që të ketë qeverisje për qytetarin. Ftoj gjithë qytetarët e Skenderajt që të votojnë në mënyrë të qetë me dinjitet, vetëdije dhe pa anime, as nga veshi i djathtë dhe as nga veshi i majtë. Pasi vota e tyre është e shenjtë dhe me votën e tyre të zgjedhin shërbëtorin e tyre që do të shërbejë për një mirëqenie”, tha Jashari.

Paraprakisht, Jashari së bashku me familjen e tij dhe bashkëpunëtorë bënë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat