Todiq nga Lista Serbe voton në Leposaviq: Do të përpiqemi të justifikojmë besimin e qytetarëve

Kosova

Todiq nga Lista Serbe voton në Leposaviq: Do të përpiqemi të justifikojmë besimin e qytetarëve

Më: 17 tetor 2021 Në ora: 11:35
​Zoran Todiq

Kandidati për kryetar të Leposaviqit nga Lista Serbe, Zoran Todiq, ka votuar sot në rreth orës 10:00 në shkollën e mesme.

Ai me këtë rast tha se gjëja më e rëndësishme është që zgjedhjet të shkojnë mirë.

Todiq: Të gjithë duhet të luftojmë së bashku

“Sot, banorët e komunës së Leposaviqit, të gjithë ata që kanë të drejtë vote, kanë mundësi të zgjedhin përfaqësuesit e tyre, të cilët do t’i përfaqësojnë në periudhën para nesh. Sigurisht, gjëja më e rëndësishme është që ky proces zgjedhor të bëhet dhe përfundohet në mënyrën më të mirë të mundshme, që gjithçka të shkojë në mënyrën më të mirë të mundshëm, dhe ajo që mund të them është se nëse njerëzit i besojnë përfaqësuesve të Listës Serbe, ne do të përpiqemi qe besimin në një mënyrë të drejtë ta justifikojmë. Ne jemi të vetëdijshëm për përgjegjësitë dhe kohën në të cilën jetojmë dhe hapësirën në të cilën jetojmë, kështu që ne të gjithë duhet të luftojmë së bashku dhe të bashkuar për të drejtat tona”, tha Todiq.

Zgjedhjet në Leposaviq po kalojnë pa probleme, ndërsa ato po monitorohen edhe nga tri ekipe vëzhguesish të BE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat