Detaje rreth arrestimit të tre serbëve dhe një shqiptari në Kllokot

Kosova

Detaje rreth arrestimit të tre serbëve dhe një shqiptari në Kllokot

Më: 17 tetor 2021 Në ora: 16:28
Foto ilustrim

Janë arrestuar tre serbë dhe një shqiptar në Kllokot, nën dyshimin se ata kanë manipuluar me fletëvotimet.

Për detaje më të hollësishme rreth këtij rasti ka folur Ismet Hashani, zëdhënës i policisë në Rajonin e Gjilanit.

“E kemi pasë këtë informacion dje dhe në orët e vona të natës policia në bashkëpunim m,e prokurorinë e shtetit i ka arrestuar katër persona. Për momentin nuk mund  të flasim për identitetin e tyre. Por janë gjetur disa prova materiale, një shumë e të hollave dhe disa fletëvotime të plotësuara, me gjasë kanë pretenduar t’i plasojnë si të vërteta të nesërmen, pra për sot”, ka thënë Hashani.

Sipas Hashanit prokurori i shtetit për këta persona ka vendosur masën e ndalimit për 48 orë.

Media mëson jozyrtarisht se njëri nga të dyshuarit është djali I kryetarit të Kllokotit, Bozhidar Dejanoviq. Dhe njëri nga të arrestuarit i ka marrë 200 euro për votë.

Ndërkaq lidhur me këtë, është zëdhënësi Ismet Hashani ka thënë se nuk mund të flasin për emra individualë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat