Në ditën e zgjedhjeve lokale deri më tani kanë lindur 16 foshnje

Kosova

Në ditën e zgjedhjeve lokale deri më tani kanë lindur 16 foshnje

Më: 17 tetor 2021 Në ora: 16:45
Zef Ndrejaj

Në ditën e zgjedhjeve lokale në Kosovë, deri më tani kanë lindur 16 goshnje.

Këtë e ka bërë të ditur gjinekologu, njëherit edhe mjeku kujdestar, Zef Ndrejaj, i cili tregoi se sa prej tyre janë me lindje normale dhe sa me prerje cezariane.

“Prej orës 12 të mesnatës e deri më tani kanë ardhur në jetë 16 foshnje, 4 prej tyre me prerje cezariane, ndërsa 12 me lindje normale.Gjendja e nënave dhe e foshnjave është e mirë, nuk kemi pasur ndonjë problem”, tha ai.

Tutje, Ndrejaj  tha se çdoherë është kënaqësi kur lind një foshnje në gjendje të mirë dhe se pastaj ata vazhdojmë punën më me vullnet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat