Mërgimtari nga Kamenica që erdhi për të votuar: Zemra më rreh për Kosovën

Kosova

Mërgimtari nga Kamenica që erdhi për të votuar: Zemra më rreh për Kosovën

Më: 17 tetor 2021 Në ora: 17:27
Mërgimtari nga Kamenica

Mërgimtari nga Kamenica ka ardhur nga Zvicra në Kosovë për të votuar.

Ai tha se nuk ndihej i sigurt që të votonte përmes postës.

“Kom pas dëshirë me votu direkt e jo përmes postës, se përmes postës po na humbin edhe votat dhe nuk vijnë në vendin e duhur, po edhe kështu e kemi më mirë me votu direkt”, tha ai.

Tutje, ai tha se nuk pendohet që ka udhëtuar nga Zvicra për në Kosovë, për këto zgjedhje.

“Unë jetoj në diaspor, ashtu e kemi pas fatin me shku herët, por mu zemra në rreh për Kosovë”, u shpreh mërgimtari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat