​Zgjedhjet në Graçanicë, qytetarët presin punë dhe një të ardhme më të mirë

Kosova

​Zgjedhjet në Graçanicë, qytetarët presin punë dhe një të ardhme më të mirë

Më: 17 tetor 2021 Në ora: 18:06
Ilustrim

Qytetarët e Graçanicës presin që lidershipi i ardhshëm komunal të jetë më i azhur në kryerjen dhe zgjidhjen e problemeve lokale.

Ata njëzëri deklaruan se presin punë dhe vende pune për të rinjtë dhe një të ardhme më të mirë për të gjithë.

Markoviq: Nuk pres asgjë nga zgjedhjet

"Unë nuk pres asgjë nga zgjedhjet, gjithçka do të jetë njësoj si më parë, ata vetëm premtojnë dhe nuk bëjnë asgjë," thotë Milan Markoviq nga Çagllavica.

Qytetari tjetër Marko Milkoviq nga Graçanica ka një mendim tjetër.

Milkoviq: Pres që gjithçka të bëhet më mirë

"Nga këto zgjedhje, unë me të vërtetë pres që gjithçka të bëhet më mirë," tha ai.

Ndërsa Nebojsha Simiq pret që qeveria e re komunale të jetë më e angazhuar.

Simiq: Do të votoja vetëm për atë që është më i vlefshëm

"Nëse ata bëjnë më shumë përpjekje për shumë çështje, unë do të votoja vetëm për atë që është vërtet i vlefshëm," tha Simiq.

Një banore më e vjetër nga Gushterica e Poshtme pret që të jetë më mirë.

Banorja: Pres që të rinjtë të punojnë

"Unë pres që të rinjtë të punojnë, të marrin një pagë, ne të marrim pensione që të mund të shkollojmë fëmijët dhe të ketë punë për të rinjtë," tha ajo.

Edhe Zoran Milkoviq pret një jetë më të mirë në të ardhmen.

Milkoviq: Pres shumë nga këto zgjedhje

"Unë me të vërtetë pres shumë nga këto zgjedhje, duke pasur parasysh që ne e dimë që kemi kandidatë të mirë për kryetar komune, pres të gjitha të mirat," thotë Zoran Milkoviq nga Graçanica.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat