​Gashi: Jemi të gatshëm për çdo rezultat

Kosova

​Gashi: Jemi të gatshëm për çdo rezultat

Më: 17 tetor 2021 Në ora: 23:38
Xhafer Gashi

Kandidati i Iniciativës Qytetare për Obiliq, Xhafer Gashi i cili sipas rezultateve të deritanishme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve po prinë me 49.74 %, thotë se janë të gatshëm që të presin rezultatet përfundimtare.

Ndërsa fitues të këtyre zgjedhjeve lokale e konsideron qytetarin e Obiliqit.

Gashi: Jemi të gatshëm që përsëri të përballemi me zgjedhje

“Falënderoj qytetarët e Obiliqit që kanë qenë të angazhuar në këtë aktivitet zgjedhor dhe unë mendoj se qytetari i Obiliqit është fitues pa marr parasysh rrethanat që do jenë të rezultatit përfundimtar ne do jemi prapë të gatshëm që të përballemi…Diferenca është shumë larg dhe unë mendoj që në këtë rast Lista Serbe e ka dëmtuar procesin sepse janë 13 %, sa i përket çështjet të parit dhe të fundit dallimi është jashtëzakonisht i madh dhe sa i përket të parit dhe të fundit është dallim jashtëzakonisht i madh dhe ne do jemi të gatshëm që të presim rezultatet përfundimtare dhe cilado qofshin ato prapë nëse ka nevojë me zgjedhje apo nëse do shpallemi fitues”, tha ai.

Xhafer Gashi i cili aktualisht është kryetar i komunës së Obiliqit për KosovaPress, shprehet i bindur që edhe nëse shkojnë në balotazh përsëri subjekti që ai tani udhëheqë do dal fituese.

Gashi: Patjetër që do dalim fitues, Iniciativa është e qytetarëve

“Patjetër sepse Iniciativa qytetare është e qytetarëve dhe qytetarët janë ata që do vendosin për fatin e Obiliqit”, theksoi Gashi.

Pas Xhafer Gashit nga Iniciativa Qytetare për Obiliq, i dyti renditet nga Halil Thaçi nga Lëvizja Vetëvendosje me 21.04%.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat