Përfundon numërimi i votave në Deçan: Kandidati i AAK-së fiton pa balotazh

Kosova

Përfundon numërimi i votave në Deçan: Kandidati i AAK-së fiton pa balotazh

Më: 17 tetor 2021 Në ora: 23:54
Foto ilustrim

Qytetarët e Kosovës sot kanë votuar në zgjedhje lokale.

Tashmë në disa komuna është përmbyllur procesi i numërimit të votave.

Sipas të dhënëve të KQZ-së, në Deçan pas numërimit të gjitha votave të rregullta, kandidati i AAK-së fiton pa balotazh.

Kryetari aktual, Bashkim Ramosaj ka marrë 65% të votave duke vazhduar të qeverisë Deçanin edhe për një mandat.

Rezultatet pas numërimit të 100% të votave:

Bashkim Ramosaj (AAK) –  9.468 vota apo 65,17%

Hyri Dobrunaj (LDK) –  2.740 vota apo 18,86%

Orges Tafilaj (LVV) – 1.727 vota apo 11,89%

Isa Elezaj –  301 vota apo 2,07%

Ardiana Qorraj (PDK)  – 292 vota apo 2,01%

Numërimi i votave vazhdon për komunat tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat