Ajazi deklarohet një ditë pas zgjedhjeve, ja çfarë thotë për balotazhin me Lladrovcin

Kosova

Ajazi deklarohet një ditë pas zgjedhjeve, ja çfarë thotë për balotazhin me Lladrovcin

Më: 18 tetor 2021 Në ora: 12:12
Driton Ajazi

Kandidati për kryetar të komunës së Drenasit nga “Demokratët për Drenasin”, Driton Ajazi u ka shprehur mirënjohje qytetarëve për mbështetjen që ia dhanë në zgjedhjet e së dielës.

Ai mori rreth 30% të votave duke siguruar balotazhin me kryetarin aktual, Ramiz Lladrovcin i cili ka marrë rreth 45%.

Ajazi nëpërmjet një statusi të postuar në profilin e tij në Facebook ka thënë se të do ia kthejnë Drenasit demokracinë e drejtësinë.

Statusi i Ajazit:

Qytetarë të nderuar,

Jam shumë mirënjohës për mbështetjen e jashtëzakonshme!

Do ia kthejmë Drenasit demokracinë e drejtësinë.

Të bashkuar për një të ardhme më të mirë!

Kjo është koha jonë për ndryshimin që e duam!💙

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat