Nis asfaltimi i rrugës Regjionale R210 Brezovicë - Qendra e Skijimit

Kosova

Nis asfaltimi i rrugës Regjionale R210 Brezovicë - Qendra e Skijimit

Më: 20 tetor 2021 Në ora: 07:01
Ilustrim

Nis asfaltimi i rrugës Regjionale R210 Brezovicë - Qendra e Skijimit.

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI) ka bërë të ditur se duke filluar nga sot do të bëhet asfaltimi i rrugës Regjionale R210 - Segmenti Brezovicë - Qendra e Skijimit.

Për ditën e sotme sipas MMPHI-së do të asfaltohet shtresa qarkulluese në gjatësi prej 4.5 km.

Ministria njofton të gjithë qytetarët se rruga është e pakalueshme deri më datë 23 Tetor, ora 16:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat