​Ngjarjet e datës 21 tetor

Kosova

​Ngjarjet e datës 21 tetor

Më: 21 tetor 2021 Në ora: 00:23
Ilustrim

Gjykata Speciale vazhdon seancën gjyqësore në rastin Gucati e Haradinaj. (Ora 09:30)

Prezantimi online i Raportit të rregullt ekonomik të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor.(Zoom,https://worldbankgroup.zoom.us/j/97581587600?pwd=YzBVb2NnVHJDak1kRDBscE0rVG5Ldz09, ora 10:00)

Në Komisionin për Integrim Evropian raporton Arbërie Nagavci, Ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

Caritasi zviceran, organizon panelin e diskutimit: Rëndësia dhe përfitimet e zhvillimit ne fëmijëri të hershme që organizohet në kuadër të kampanjës “Ndërgjegjësimi për Rëndësinë e Zhvillimit në Fëmijëri të Hershme – Vnoma Veshin” të projektit SHPRESE. (Kino ABC, ora 11:00)

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, mban konferencë për medie për vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. (Ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes, ora 12:30)

Biznesi “Rronifer” SH.P.K., anëtar i Odës së Afarizmit të Kosovës, inauguron selinë e re të fabrikës. (Magjistralja Gjakovë – Prizren, kilometri i dytë, ora 12:30)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat