Deklarohen nga VV-ja në Drenas, si do të veprojnë në balotazh

Kosova

Deklarohen nga VV-ja në Drenas, si do të veprojnë në balotazh

Më: 21 tetor 2021 Në ora: 22:22
Lëvizja Vetëvendosje

Me 14 nëntor, qytetarët e Drenasit do t’iu drejtohen edhe njëherë kutive të votimit. Ata do të zgjedhin mes dy emrave për kryetar të Komunës, Ramiz Lladrovcit të PDK-së dhe Driton Ajazit të DD-së.

Lëvizja Vetëvendosje e cila doli e treta në raundin e parë, ku kandidati i saj Fejzi Kiqina mori 3.757 vota apo 16.91% ende nuk ka vendosur se si do të veproi në balotazh.

Media ka kontaktuar me kryetarin e qendrës së VV-së në Drenas, Shemsi Elezi i cili ka thënë se VV ka disa procedura tjera nga partitë tjera.

“Këshilli i përgjithshëm i VV-së duhet me marr vendime duke u koordinuar me neve me rekomandimin tonë se kah duhet orientuar. Ende ne nuk jemi në atë fazë, jemi duke u marrë më shumë me një pasqyrim të gjendjes reale që kemi, e me pas me fillu me diskutu për këtë çështje”, ka thënë Elezi.

Sipas tij, iu duhet kohë me mendu dhe deri tani nuk kanë ndonjë qëndrim në lidhje më këtë çështje.

“Në fund është vullneti i anatarësisë dhe aktivistëve por edhe i qytetarevë që na kanë votuar”, është shprehur Elezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat