Dështon rigjykimi në rastin e lëndimit të këmbësorit me veturë

Kosova

Dështon rigjykimi në rastin e lëndimit të këmbësorit me veturë

Më: 28 tetor 2021 Në ora: 16:00
Pamje nga gjykata

Në mungesë të prokurores Ajshe Ferati, ka dështuar të mbahet seanca fillestare në rastin ku Blerim Kasumi po akuzohet se në vitin 2012, duke mos respektuar rregullat e komunikacionit rrugor dhe nga pakujdesia, ka goditur me veturën e tij këmbësorin, Fatlum Bunjakun, duke i shkatuar atij lëndime të rënda trupore dhe pastaj duke ikur nga vendi i ngjarjës pa i dhënë ndihmën e nevojshme të aksidentuarit.

Të pranishëm në seancë ishte i akuzuari Kasumi dhe mbrojtësi i tij Halit Sheljani.

Ndërkaq, menjëherë pas përfundimit të seancës, prokurorja Ajshe Ferati është paraqitur në seancë. Mungesa e saj u u arsyetua për shkak të një keqkuptimi për orën e saktë se kur do mbahet seanca.

Dukë marrë parasysh rrethanat, gjykatësi Ngadhnjim Arrni e ka shtyrë seancën për datën 19 nëntor.

Ndryshe, Gjykata e Apelit në Prishtinë, më 21 janar 2019, për këtë çështje, ka aprovuar ankesën e mbrojtësit të akuzuarit Blerim Kasumi, avokatit Ramiz Krasniqi, duke anuluar vendimin e Gjykatës Themelore të datës 1 tetor 2018, dhe duke e kthyer lëndën në rigjykim.

Sipas këtij aktgjykimi, Gjykata Themelore në Prishtinë, të akuzuarin Kasumi e ka shpallur fajtor duke i caktuar dënimin me burgim prej 2 vite.

Sipas aktakuzës së ngritur më 31 tetor 2012, Blerim Kasumi po akuzohet se me datë 10 shtator 2012 rreth orës 11:55, deri sa ishte duke drejtuar automjetin e tij, në rrugën magjistrale Prishtinë – Mitrovicë, duke mos i respektuar rregullat e Ligjit mbi komunikacionit rrugor, ka goditur me pjesën e përparme të anës së djathtë këmbësorin Fatlum Bunjaku.

Për këtë, Kasumi po akuzohet se ka kryer veprën penale “Rrezikim i trafikut publik” nga neni 297 par.5 të KPK-së, i cili parasheh dënimin me burgim prej gjashtë muajve deri në pesë vjet.

Më tej, sipas aktakuzës, pas goditjes me makinë të dëmtuarin Bunjaku, i akuzuari ka ikur nga vendi i ngjarjes duke mos i dhënë ndihmën e nevojshme, raporton Betimi për drejtësi.

Andaj, i akuzuari Kasumi gjithashtu akuzohet për veprën penale “Mosdhënia e ndihmës personit të lënduar në aksident” nga neni 301 par.2 të KPK-së, që parasheh dënimin me burgim prej tre muajve deri në pesë vjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat