Vitia: Kur i liruam masat shkalla e pozitivitetit të COVID-19 ishte në pikën më të ulët

Kosova

Vitia: Kur i liruam masat shkalla e pozitivitetit të COVID-19 ishte në pikën më të ulët

Më: 28 tetor 2021 Në ora: 22:37
Arben Vitia

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Lëvizja Vetëvendosje Arben Vitia, ka folur për menaxhimin e pandemisë COVID-19 në kohën sa ishte ministër i Shëndetësisë.

Vitia tha se kur u liruan masat në muajin qershor të vitit 2020, ishte periudha më e qetë sa i përket virusit COVID-19.

“Gjatë kohës kur po flasim në qershor është periudha më e qetë e pandemisë gjatë gjithë vitit. Domethënë e kemi pasur pozitivitetin deri në 0.12 përqind, që është një nga shkallat më të ulta të pozitivitetit në çdo vend”.

“Ndërkohë është numri i testimeve në kohën kur u rriten rastet. Ka pasur mbi 10 mijë testime por pozitiviteti përveç në një rast që ka shkuar mbi 20 e sa përqind në asnjëherë nuk ka shkuar mbi 50 përqind siç ka shkuar më herët”.

Ish-ministri i Shëndetësisë shtoi se në rastin e variantit Delta edhe shtetet me masat restriktive nuk i kishin punët mirë.

“Përkundër të gjitha këtyre që po flasim e kemi edhe një element shumë të rëndësishëm. Është varianti Delta, i cili edhe përkundër të gjitha masave. E kemi edhe rastin edhe të Australisë. Edhe pse me masa tejet restriktivem gjendja ishte si ishte”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat