Aliu: Kam një plan ambicioz për infrastrukturën në Shtime

Kosova

Aliu: Kam një plan ambicioz për infrastrukturën në Shtime

Më: 28 tetor 2021 Në ora: 22:47
Qemajl Aliu

Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Shtimes, Qemajl Aliun, i cili është në balotazh me kryetarin aktual dhe kandidatin i PDK-së për të parin e kësaj komune, Naim Ismajli, ka shpalosur programin e tij të infrastrukturës në emisionin “Prime Time’, të Kanal10.

Aliu ka thënë se ka një plan ambicioz për infrastrukturën në Shtime.

 “Në qeverisjen time kam një plan ambicioz për infrastrukturën, sepse ky pushtet aktual përveç se nuk ka pasur zell, dhe aftësi ky nuk ka pasë as vizion për me ndryshu qytetin e komunës së Shtimes. Ne kemi vizionin për të ndryshuar dhe tani po e shpalos këto projekte që në i kemi pro llogaritur me ekspertët tanë mund të shkojë 16-20 milion në katër vitet e ardhshme.

“Po du me i nda në tre grupe. Grupi i parë është nevojat që janë bazike për qytetarët e komunës së Shtimës, që është uji 24 orë për secilin fshat dhe të qytetit, është kanalizimi, kyçka në kanalizimi e cdo shtëpie, dhe biznesi, është konektori i famshëm të cilin Ismajli e ka premtu dhe ka marrë fond prej 5.3 milion euro, dhe nuk e ka realizu as 15 përqind të punës edhe pse e ka premtu që të realizoj në vitin 2018. Ndriçimi i rrugëve, asfaltimi i rrugëve dytësore trotuaret do të jenë po ashtu në grupin e parë”

“Në grupin e dytë të investimeve infrastrukturore e kemi quajtur Shtimja Urbane, ku është Sheshi Mejden, unaza e vogël e qytetit, unaza e madhe e qytetit, në të cilën di të ndërtohet trafiku urban, dhe do ti lidhë edhe lagjet e qytetit, parkimi publik, shtrati i lumit të Shtimes, është memoriali, rregullimi i varrezave, parkut të pishave, ndërtimi i shkollave, çerdheve, tregu i gjelbër për bujqit”, tha Aliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat