Qyteti i Kosovës që do ta kalojë të dielën pa rrymë 17 orë

Kosova

Qyteti i Kosovës që do ta kalojë të dielën pa rrymë 17 orë

Më: 29 tetor 2021 Në ora: 14:47
Foto ilustrim

Operatori i Sistemit, Transmisioni dhe Tregu-KOSTT sh.a ka njoftuar se këtë të diele Ferizaj do të mbes pa rrymë për shkak të punimeve.

KOSTT ka njoftuar se punimet do të zhvillohem në kuadër të projektit për Ri-alokim të transformatorëve energjetik- NS 110/35/10kV Ferizaj 1

#KOSTT sh.a njofton opinionin që me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë, me datë 31 Tetor 2021 (E Diel), nga ora 07:00 deri në 23:30 do të bëhet shkyçja dhe demontimi i transformatorit energjetik TR2 110/35kV (31.5MVA) në Nënstacionin NS 110/35/10kV Ferizaj 1, për të mundësuar montimin e transformatorit të ri-alokuar energjetik TR3 110/35kV (40MVA) nga NS Palaj.

Gjatë intervalit të lartcekur kohor, qytetarët/institucionet të cilat furnizohen nga ana 35kV e NS 110/35/10kV Ferizaj 1, do të mbesin pa furnizim me energji elektrike⚡ (Redukimi i parashikuar varion nga 8-25 MWh/h).

Implementimi i projektit në fjalë do të ndikojë pozitivisht në rritjen e kapaciteteve transformuese të energjisë elektrike si dhe rritjen e sigurisë së furnizimit nga aspekti i transmetimit për qytetarët që furnizohen nga NS 110/35/10kV Ferizaj 1.

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat