Xhafer Tahiri përkrah inovatorët e rinj vushtrrias

Kosova

Xhafer Tahiri përkrah inovatorët e rinj vushtrrias

Më: 29 tetor 2021 Në ora: 17:15
Xhafer Tahiri dhe rinia

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për kryetar të Vushtrrisë, njëherësh kryetar aktual, Xhafer Tahiri ka përgëzuar të rinjtë që kanë përfunduar trajnimin për robotikë e ndërmarrësi.

Në Qendrën Rinore ka përfunduar trajnimi i të rinjve për robotikë e ndërmarrësi, i financuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini e Sport.

Në këtë mandat tonin për herë të parë kemi sjellë trajnime për ICT e robotikë për të rinjtë vushtrrias. Do të vazhdojmë të përkrahim edhe më shumë inovatorët e rinj përmes institucioneve si Qendra Rinore por edhe Innovation Academy në mënyrë që të gjithë të rinjtë inovator vushtrrias të arrijnë potencialin e plotë të tyre.

Vushtrria për të gjithë është mision i yni i përbashkët”, ka shkruar Tahiri në rrjetin social facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat