​Përkujtohet Emin Ibishi, Tahiri: Ishte një njeri i madh dhe i çmueshëm

Kosova

​Përkujtohet Emin Ibishi, Tahiri: Ishte një njeri i madh dhe i çmueshëm

Më: 29 tetor 2021 Në ora: 21:57
Xhafer Tahiri

Në njëvjetorin e vdekjes, Komuna e Vushtrrisë, ka përkujtuar dhe nderuar muzicientin Emin Ibishi.

Për të përkujtuar ish-zyrtarin e Komunës së Vushtrrisë, është mbajtur një koncert, ku ishin të ftuar personalitete të ndryshme të jetës politike, artistike dhe familjarë e dashamirë të tij.

Në fjalën e tij të rastit, kryetari Xhafer Tahiri tha se Emini ishte një njeri i madh dhe i çmueshëm, i cili për vite të tëra zhvilloi veprimtarinë e tij si punëtor i përkushtuar në shërbim të komunës dhe qytetarëve të saj.

Tahiri: Emini e donte atë punë që e bënte

"Emini e donte atë punë që e bënte. Kurdo dhe saherë që të shkruhet historia e qytetit të Vushtrrisë pa asnjë dyshim burim reference për çdo gjë që ka ndodhur në 10 vitet e fundit të dëshmuar në syrin e kamerës është puna dhe vepra e Emin Ibishit. Nuk e kishte profesion primar kamerën, e donte qytetin e Vushtrrisë dhe me kamerën e tij realizoi dokumentarë e punë të palodhshme të panumërta, duke e dokumentuar për secilin kryetar komune pa dallim punën në komunën e Vushtrrisë, ndryshimin e transformimin e një qyteti i cili e ruante traditën e që po ashtu zhvillohej. Nuk mund të mos jem falënderuar për punën e madhe që Emini e ka bërë në këto vite", tha ai.

Tahiri tha se njerëzit si Emin Ibishi janë të rrallë, andaj duhet të jenë krenar të gjithë qytetarët e Vushtrrisë që patën rastin të kenë një njeri si ai.

Tahiri: Duhet të gëzohemi që kishim një personalitet si Emini në mesin tonë

"Në njëvjetorin e vdekjes së tij ne vetëm se duhet të gëzohemi që kishim një personalitet si Emini në mesin tonë. Ju duhet të jeni krenar që e kishit një anëtar të familjes si Emini, e gjithë ne padyshim ruajmë kujtime të jashtëzakonshme dhe të pashlyeshme, sikurse ruan ky qytet dhe arkiva e tij kujtimet nga vepra, nga puna e Emin Ibishit. Faleminderit Emin Ibishi, faleminderit të gjithë juve miq të Eminit, që sonte me muzikë e kujtoni një artist të madh, ashtu siç i ka hije një qytetit dhe një ansambli të valleve dhe këngëve 'Hasan Prishtina'", tha ai.

Emin Ibishi prej vitit 1983 deri në vitin 1991 ka punuar në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina”, Anëtar i Ansamblit dhe Koordinator i Shoqërive Kulturore Artistike.

Prej vitit 1999 deri në vitin 2010, Emini ishte Koordinator i Shoqërive Kulturore Artistike në Ansamblin Kulturor Artistik ndërsa prej viti 2010 e deri në momentin e vdekjes ka punuar në Zyrën për Informim në Komunën e Vushtrrisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat